Fjalë Kyçe

Katër raste të dhunës në familje – burri rrah gruan e vëllai vëllanë

Katër raste të dhunës në familje – burri rrah gruan e vëllai vëllanë

Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh.

Rastet e dhunës kanë ndodhur Prishtinë, Pejë, dhe Leposaviq.

Prishtinë, 27.05.2022 – 22:59. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë 26.05.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme psikike), pasi që ka ushtruar dhunë ndaj vëllai të tij viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas tretmanit në Spitalin Psikiatrik, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Musë Tahiri, Pejë, 27.05.2022 – 18:35. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Leposaviq (NN) 27.05.2022 – 09:30. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar, ka ushtuar dhunë ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.