Fjalë Kyçe

Katër shtetas të Kosovës evakuohen nga Afganistani

Katër shtetas të Kosovës evakuohen nga Afganistani

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), bënë të ditur se katër shtetasit e Kosovës me të cilët ka qenë në kontakt të drejtpërdrejt dhe ju është ofruar ndihmë pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan, janë evakuuar.

Në njoftimin për media thuhet se që nga përshkallëzimi i situatës atje, MPJD-ja ka qenë e angazhuar për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës me qëllim të largimit sa më të shpejt nga Afganistani.

“MPJD-ja vazhdon ta mbaj të hapur linjën emergjente me numër +383 45 492 316, dhe është në dispozicion tu ofroj ndihmë të gjitha rasteve të reja që eventualisht mund të lajmërohen në periudhën në vijim”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për BBC ka thënë se Kosova i pret me afganët, ndërsa ka përmendur faktin se edhe ajo ka qenë refugjate dhe se e ndjen këtë situatë.

Presidentja Osmani duke folur për situatën në Afganistan tha se janë skena që ta thyejnë zemrën.

Presidentja tha se Kosova tha se ka treguar gatishmërinë për të pranuar afganët pa hezitim.

Numri i saktë i afganëve që do të vijnë në Kosovë ende nuk dihet, ndërsa presidentja Osmani tha se kjo ende do të diskutohet.

“…Me shumë gjasë ne do t’i kemi ata më shpejt se që e presim. Në fillim menduam se ata do të vinin për disa javë dhe se mund të kemi më shumë kohë për t’u përgatitur…. brenda tri ditëve do të merret vesh edhe për datën e saktë se kur do të vijnë ata”.