Fjalë Kyçe

Katër spitale rajonale në Kosovë pa asnjë pacient me Covid-19

Katër spitale rajonale në Kosovë pa asnjë pacient me Covid-19

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në katër spitale të përgjithshme, aktualisht nuk është duke u trajtuar asnjë pacientë nga Covid-19, shkruan Gazeta Alo.

Ndërkaq, ShSKUK ka njoftuar se në tre spitalet e tjera rajonale dhe në klinikat Covid të QKUK-s, janë duke u trajtuar 77 pacientë nga koronavirusi.

“Katër spitale të përgjithshme, nuk kanë pacientë që po trajtohen nga COVID-19. Spitali i Prizrenit, Vushtrrisë, Mitrovicës dhe Ferizajt, raportuan se nuk kanë pacientë me Covid-19, ndërkaq në tre spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 77 pacientë, 25 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Katër spitale të përgjithshme, nuk kanë pacientë që po trajtohen nga COVID-19. Spitali i Prizrenit, Vushtrrisë, Mitrovicës dhe Ferizajt, raportuan se nuk kanë pacientë me Covid-19, ndërkaq në tre spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 77 pacientë, 25 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 62 pacientë, 18 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 32 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive 17 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 34 pacientë si dhe 10 pacientë post-covid në Klinikën Infektive.

Në tri spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 15 pacientë: 7 të konfirmuar positive, 5 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës 2 pacientë, Spitali i Pejës 5 pacientë, Spitali i Gjilanit 8 pacientë.