Fjalë Kyçe

Katër të arrestuar pasi u gjendet drogë në veturë

Katër të arrestuar pasi u gjendet drogë në veturë

Katër të arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi atyre u është zënë substancë narkotike e llojit marihuanë gjatë kontrollit nga Policia në veturën e tyre. Sasia e marihuanës ka qenë 539 gram, dhe katër nga të arrestuarit njëri nga ta ishte shtetas i Shqipërisë, dhe të gjithë ishin meshkuj të nacionalitetit shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur dje në ora 05:00 të mëngjesit të hershëm në Qafë Prush. Me urdhër te prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës, transmeton GazetaAlo.

“Janë arrestuar katër të dyshuar, tre meshkuj K-Shqiptarë dhe një mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën udhëtonin, janë gjetur dhe konfiskuar 539 gram substance narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër te prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës, transmeton GazetaAlo.