Fjalë Kyçe

Katër të arrestuar për vjedhje të rënda në Skenderaj

Katër të arrestuar për vjedhje të rënda në Skenderaj

Policia e Kosovës i ka arrestuar katër persona, dy në Skenderaj e dy në Drenas, me dyshimin se janë të përfshirë në disa vjedhje të rënda.

Autoritetet njoftuan të enjten se atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, e në cilësi të provave materiale është sekuestruar një veturë dhe dëshmi të tjera relevante.

“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, gjatë ditës së sotme në dy lokacione të ndryshme në Skenderaj dhe Drenas, kanë realizuar bastisje me ç’ rast kanë arrestuar katër persona të dyshuar. Arrestimi i katër personave të dyshuar është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara, pasi të njëjtit dyshohen se janë të përfshirë në disa raste të veprave penale vjedhje të rënda të ndodhura muaj më parë në zonën e Skenderajt”, thuhet në njoftimin e Policisë.