Fjalë Kyçe

Katër të dyshuar vjedhin laptopë në një dyqan në Gjilan, xhirohet e tëra (VIDEO)

Katër të dyshuar vjedhin laptopë në një dyqan në Gjilan, xhirohet e tëra (VIDEO)

Katër të dyshuar gjatë ditës së djeshme kanë vjedhur disa laptopë në Gjilan.

Arsim Krasniqi, pronar i dyqanit, ka publikuar në Facebook pamje nga momenti kur të dyshuarit vjedhin disa laptopë.

Krasniqi për Koha.net ka thënë se rasti është lajmëruar edhe në Polici, derisa ka bërë thirrje për qytetarët që të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarve.

“Pas një vjedhjeje që ka ndodhur në lokalin tonë në Lagjen Bojanina, Rruga Esat Berisha me datë 26.09.2019 ora 01:42, siç shihet në video nga kamerat e sigurisë vetura e tipit Volkswagen Golf 4 karavan me ngjyrë të gjelbër. Nëse dikush mund t’i identifikojë personat në video dhe foto ju lutemi të informoni Policinë e Kosovës. Ju faleminderit për bashkëpunimin”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.