Fjalë Kyçe

Katër të kthyerit nga Siria që u arrestuan janë persona me “rrezikshmëri të lartë”

Katër të kthyerit nga Siria që u arrestuan janë persona me “rrezikshmëri të lartë”

Katër burrat që u kthyen mbrëmë nga zona e konflitit të Sirisë në Kosovë, vlerësohen si persona me rrezikshmëri të lartë, mëson Gazeta Express nga burime të besueshme brenda organeve të hetuesisë.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale janë arretuar katër persona që luftuan në Siri, u tha në konferencën e thirrur për media me rastin e kthimit të 110 personave nga zonat e konfilitit në Kosovë.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale janë arrestuar katër luftëtarë, ata janë ndaluar për 48 orë”, tha Drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj.

Për këtë rast, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se sot në orën 12:30 do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media.

Po ashtu mësohet se në zonën e konfliktit ende mbesin rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.

Të kthyerit nga Siria, orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, janë dërguar në qendrën për azil në në fshatin Vranidoll i cili gjendet në periferi të Prishtinës.

Forca të shumta policore duke përfshirë njësitet speciale janë duke mbajtur të rrethuar këtë qendër ku po qëndrojnë gratë dhe fëmijët e kthyer nga Siria.