Fjalë Kyçe

Katër të lënduar në dy aksidente në Komoran, policia jep detaje

Katër të lënduar në dy aksidente në Komoran, policia jep detaje

Dy aksidente brenda një orë e gjysmë kanë ndodhur në Komoran.

Mëngjesin e sotëm dy aksidente trafiku kanë ndodhur në Komoran me ç’rast janë lënduar katër persona.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti-Quigley, ka konfirmuar për lajmi.net, se në ora 08:30 në Komoran ka ndodhur një vetëaksident, ku përpasojë janë lënduar dy persona.

“Aksidenti i parë ka ndodhur në ora 08:30, në Komoran. Ka qenë vetëaksident ku vetura e tipit “BMW”, ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, pastaj është rrokullisur. Në veturë kanë qenë dy persona, që të dy të lënduar”, ka thënë ajo.

Mehmeti-Quigley po ashtu ka bërë të ditur se edhe në ora 10:00, në një distancë prej 300 metrash ka ndodhur edhe një tjetër aksident, ku janë përfshirë dy vetura.

“Aksidenti i dytë ka ndodhur në ora 10:00, lokacioni i njëjtë distance nga aksidenti i pare afërsisht 200-300 metra, dy vetura të përfshira “Tiguan” dhe “Opel Corsa”. Në automjetin e parë kanë qenë tre persona ndërsa në automjetin e dytë dy persona. Dy persona janë të lënduar”, ka bërë të ditur Mehmeti-Quigley.