Fjalë Kyçe

Katër të lënduar në një aksident në Klinë

Katër të lënduar në një aksident në Klinë

Në fshatin Dollc të Klinës, ka ndodhur një aksident mes një kamioni dhe një veture, ku janë lënduar 4 persona, raporton Gazeta Express.

Xhevat Ibra nga Policia Rajonale e Pejës ka konfirmuar nga aksidenti mes kamionit dhe veturës u lënduan katër persona.

“Sot rreth orës 15:20 në fshatin Dollc të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku në  mes të një veture dhe një kamioni”, ka thënë Ibra.

Ndërkaq, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të lehta trupore kanë pësuar katër persona të cilët pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi”, ka thënë Ibra për Express.