Fjalë Kyçe

Katër të lënduar në një aksident rrugor në Podujevë

Katër të lënduar në një aksident rrugor në Podujevë

Në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sot në pasdite në Podujevë, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30,në Rrugën ‘Ali Ajeti’ në Podujevë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete”, ka thënë Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha zëdhënësja e Policisë.

Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut.