Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Junik.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në ora 22:45 në Junik, ka ndodhur një vrasje në tentativë.
Sipas njoftimit, viktima ka raportuar në Policinë e Kosovës se, katër persona të armatosur kanë dalë prej një veture me targa vendore dhe dy prej të dyshuarve me armë kanë shtënë në drejtim të tij, shkruan lajmi.net.
Ndërkaq njëri prej të dyshuarve me çekan e ka goditur viktimën disa herë.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore në dorë, këmbë dhe shpinë”, thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes njësitë policore gjatë ekzaminimit kanë gjetur 11 gëzhoja të armës (revole) kalibri 9 mm dhe katër gëzhoja të armës AK-47.
Nuk dihet motivi i rastit, të dyshuarit për viktimën janë persona të panjohur.
Viktima pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman të mëtutjeshëm.