Fjalë Kyçe

Katër vjedhje në lagjen “Qershia” në Prishtinë brenda një dite, asnjë i arrestuar

Katër vjedhje në lagjen “Qershia” në Prishtinë brenda një dite, asnjë i arrestuar

Është rritur numri i rasteve kur hajnat hyjnë nëpër shtëpi të të tjerëve e marrin gjësende me vlerë.

Vetëm dje në lagjen “Qershia” në Prishtinë kanë ndodhur katër raste të vjedhjeve.

Për Sinjalin këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti nuk ka dhënë detaje se çka është vjedhur, por ka treguar që hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastet.

Sipas saj, deri tani në lidhje me këtë rast, nuk ka asnjë të dyshuar.