Fjalë Kyçe

‘Katilja’ nga klipi i Majkut e akuzon Valdrin Sahitin

‘Katilja’ nga klipi i Majkut e akuzon Valdrin Sahitin

Modelja nga Prishtina, Valbona Bajraktari, e cila u bë e njohur falë pjesëmarrjes në klipin “Katile” të reperit Majk, është kthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Kësaj here, ajo ka hedhur akuza në drejtim të stilistit të njohur kosovar, Valdrin Sahiti, dhe atelisë së tij për papërgjegjësi ndaj klientit.

Valbona thotë se ka shkuar si kliente e thjeshtë në dyqan, dhe se stilisti i ka asaj se veshja që kërkon, mund të jetë e gasthme për një javë.

Ndërkohë që me tu kthyer në shtëpi, Bajraktari ka marrë një mesazh në aplikacionin ‘Viber’, ku i kumtohej lajmi se veshja nuk do të mund të ishte gati në datën të cilën ajo e kërkon.

Kaq ka mjaftuar që modelja të publikojë mesazhet private në InstaStory, duke hedhur akuza për papërgjegjësi në drejtim të stilistit.

“OK në rregull, ama unë kur erdha me fol dje mthe që ki kohë, edhe sot qashtu më the kështu që unë sdi çfarë njeriu jeni ju vlla. Pse rreni kaq shumë? Pse nuk jeni njerëz të drejtë”, ka qenë përgjigja e Valbonës kundrejt mesazhit, ku shkruhej se porosia nuk mund të kryhej.

Ndërkohë, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e stilisti Sahiti lidhur me këtë çështje, për të treguar se si qëndron e vërteta sipas tij.