Karriera është ajo së cilës të gjithë i përkushtohemi!
Në çfarë ju thotë fjala shefe?
I shfrytëzon femra karakteristikat e veta natyrale, liderizmi i saj mund të ndryshojë kulturën afariste, mirëpo edhe në mënyrë krejtësisht kreative sjell rezultate më të mira, transmeton Telegrafi.
Heidi Roizen, është ndërmarrëse e suksesshme dhe drejtoreshë në Luginën e Silikonit, profilin e së cilës e kanë studiuar studentët e Shkollës prestigjioze Afariste në Kolumbi.
Profesoresha ka bërë një eksperiment interesant. Gjysmës së studentëve u ka dhënë profilin e saj afarist, ndër gjysmës tjetër po atë profil, por emri i saj është zëvendësuar me emrin e mashkullit – Howard.
Studentët kanë pasur për detyrë të vlerësojnë afarizmin dhe stilin e udhëheqjes së Heidit dhe Howardit. Kanë konstatuar që të dy janë kompetentë, mirëpo Howardi në këtë pozicion u ka pëlqyer, ndërkaq Heidi jo.
Ky tregim i vërtetë është pasqyrë e shkëlqyeshme e femrës në pozitat udhëheqëse.
Edhe pse shumë studime tregojnë që femrat në shumë sfera të afarizmit (edhe pse jo shumë, por megjithatë) janë më kompetente se meshkujt, kur paraqiten si liderë, nuk na pëlqejnë.
Shumë herë kjo ka lidhje me kushtet biologjike dhe sociologjike kur mashkulli tregon karakteristikat e forta të liderit, e adhurojmë sepse tregon forcën.
Kur të njëjtat karakteristika i tregon femra, në mënyrë të pavetëdijshme na refuzon sepse nuk përputhet me pasqyrën tradicionale me të cilat e pasqyrojmë femrën.
Howardi afirmativ, autoritativ, dominues ka nxitur pëlqim, ndërsa po e njëjta Heidi midis studentëve të mashtruar është vlerësuar si egoiste dhe e orientuar vetëm ndaj vetvetes.
Edhe pse shoqëria me të madhe ka ndryshuar dhe femrave në 50 vjetët e fundit u janë hapur mundësitë e njëjta si edhe meshkujve, bindjet tona ndryshojnë shumë më ngadalë – sepse thellëjanë ngulitura dhe verifikuar thellë në gjenerata. /Telegraf