Fjalë Kyçe

KEDS apelon për kursim të rrymës

KEDS apelon për kursim të rrymës

Ditëve të fundit ka pasur ndryshime drastike të motit, ku temperaturat e ulëta kanë bërë që konsumatorët ta shfrytëzojnë energjinë elektrike edhe për ngrohje.

Si rrjedhojë, janë shkaktuar mbingarkesa në rrjet dhe tejnxehje e aseteve, duke rrezikuar kështu furnizimin stabil me energji elektrike.

KEDS ndër vite ka investuar vazhdimisht në modernizim të rrjetit dhe mirëmbajtje të tij, duke zgjeruar linja furnizimi dhe duke i përforcuar ato aktuale.

Por, kërkesa e tanishme e tejkalon dizajnin e rrjetit elektrik në disa lokalitete. Kjo, pasi trasformimi i energjisë elektrike në energji termike është proces i dhunshëm dhe asnjë rrjet elektrik nuk është i destinuar për ngrohje.

“Në këto situata, në mënyrë që të kemi furnizim sa më të mirë dhe rrjeti ta përballojë më lehtë ngarkesën, apelojmë për kursim maksimal të energjisë elektrike”, apelon KEDS.

Në vendet ku është e mundshme, konsumatorët të ngrohen me forma alternative, pasi do të lehtësonte shumë funksionimin normal të rrjetit

Të njëjtën kohë mobilizimi i KEDS-it është maksimal që secila situatë eventuale e papritur të evitohet sa më shpejtë.