Fjalë Kyçe

KEDS nuk merret me problemin: Banorët e fshatit Krevenikë i rregullojnë vetë shtyllat elektrike

KEDS nuk merret me problemin: Banorët e fshatit Krevenikë i rregullojnë vetë shtyllat elektrike

Reshjet e borës dhe erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme të mëdha në gjatë kësaj jave në shumë qytete të Kosovës.

Erërat e forta kanë rrëzuar shumë shtylla elektrike, por KEDS duket se nuk ka potencial që të merre me rregullimin e të gjithave, transmeton Indeksonline.

Banorët e fshatit Krevenikë duke e parë që KEDS nuk po ju vjen në ndihmë, ata kanë vendosur që t’i rregullojnë vet shtyllat elektrike.

Gjendja më e rëndë është në rrafshin e Dukagjinit, sidomos në dy qytetet, Istog dhe Pejë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se nesër do të vizitojë vendet ku ka pasur më shumë dëme.