Fjalë Kyçe

Keisi me këtë veprim do t’ia ‘rrëmbejë’ edhe njëherë zemrën Stresit

Keisi me këtë veprim do t’ia ‘rrëmbejë’ edhe njëherë zemrën Stresit

Keisi ka bërë veprimin i cili nuk ka se si të mos i pëlqejë Stresit.

Reperi Arkimed Lushaj i njohur për të gjithë si Stresi kohëve të fundit po vazhdon të përballet me gjëra të pakëndshme, shkruan lajmi.net.

U bënë disa muaj që ai vazhdon të qëndrojë në burg, ndërkohë që partnerja e tij Keisi mban të informuar ndjekësit me informacione për marrëdhënien e tyre në mungesë të tij.

Së fundmi ajo ka treguar se e ka gdhendur në trup një thënie e cila shihet se lidhet me jetën e tyre private.

“Edhe kjo do të kalojë”, ka shkruar Keisi në Instagram duke sqaruar se çfarë shkruan konkretisht tatuazhi i bërë.

Në postimin e bërë në këtë rrjet social ajo e ka vendosur edhe shkronjën e parë të emrit të Stresit (Arkimed).