Modelja e njohur, Kejvina Kthella, ende qëndron si personazhet më të pëlqyer nga estrada shqiptare.
Kjo vjen, pasi ajo është tejet aktive në rrjete sociale, duke I ofruar mundësinë fansave të saj të shohin më afër jetën profesionale e personale të saj.
Ndërkaq, në një postim të fundit në rrjetin social Instragram, bukuroshja bionde ka mahnitur me pozat e reja.
E veshur me një fustan të kuq, Kejvina ka pozuar para një pishine, ku I janë theksuar linjat e tonifikuara trupore.
“Emri im i vërtetë është Barbie”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit të ndarë.
Sidoqoftë, modelja e njohur gjatë pandemisë coronavirus ka qëndruar në Los Angeles, ku edhe shpesh është parë nën shoqërinë e personazheve të njohura shqiptare.
https://www.instagram.com/p/CD4gBOEJn7y/?utm_source=ig_embed