Fjalë Kyçe

KEK shkel të drejtat e punëtorëve, paralajmërohen protesta kundër menaxhmentit të kompanisë

KEK shkel të drejtat e punëtorëve, paralajmërohen protesta kundër menaxhmentit të kompanisë

Sindikata e re e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës ka paralajmëruar veprime sindikale pasi kompania KEK po shkel të drejtat e punëtorëve. Kjo bëhet e ditur nga kryetari Nexhat Llumnica.

Postimi plotë;

Të nderuar, anëtarë të SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut, siç jeni në dijeni edhe ju, Ligji i punës në KEK nuk zbatohet në disa pika, ne kemi kërkuar shumë shpesh që të gjejmë mirëkuptim dhe ti fusim në zbatim, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë lëvizje pozitive madje as vullnet nga bordi i Kek-ut dhe menaxhmenti.

Prandaj, neve na mbetet që në rast të mos përgjigjëjes pozitive nga bordi i Kek-ut dhe menaxhmenti së shpejti të veprojmë në forma tjera sindikale që na lejon ligji dhe Statuti sindikal.

Këto janë disa pika të ligjit të punës që nuk respektohen: Në rastin kur punëtorit i ndërrohet vendi i punës si rezultat i nevojës për ristrukturim apo organizim të ri të punës, punëtorit i zvogëlohet edhe paga, e që është shkelje ligjore; pastaj orari i plotë i punës zgjat 40 orë në javë sipas ligjit kurse punëtorët me ndrrime brenda muajit kanë më se paku dy javë që punojnë nga 48 orë në javë dhe ato 8 orë që punojnë shtesë jashtë orari nuk i paguhen si të tilla; sipas ligjit për punë, gjatë fundjavës punëtorit që punon me ndrrime nuk i paguhen 50 % pagë shtesë në orë për punë gjatë fundjavës; me ligjin e punës i punësuari i cili punon në punët dhe detyrat e punës për të cilat përkundër aplikimit të masave mbrojtëse nuk mund të mbrohet nga ndikimet e dëmshme, ka të drejtë në pushim vjetor në kohëzgjatje së paku prej tridhjetë (30) ditësh pune, për vitin kalendarik; Kompensimi i pushimit mjekësor me Ligjin e punës, i punësuari në rast të sëmundjes ka të drejtë në pushim mjekësor të rregullt mbi bazën deri në njëzet (20) ditë pune brenda një (1) viti me kompensim prej 100 % të pagës, kurse tek ne në KEK, 60% paguhen me pagë ndërsa 40% pas tre muajsh.

Si, dhe nënshkrimin Marrëveshjes kolektive sektoriale ku hynë dhe paga e 13-të e shumë pika tjera të Marrëveshjes.

Me respekt Nënkryetari i SRKEK-ut
Nexhat Llumnica