Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se nuk duhet befasuar nga Albin Kurti.
Kelmendi përmes Facebook ka deklaruar se mashtrimet dhe lojërat e liderit të VV-së e kanë zënë shumëkënd në befasi mirëpo, ai nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe si i tillë, nuk pritet të punojë për të.
“Pse po befasoheni me mashtrimet e Albin Kurtit? Mashtrimet dhe lojërat e Albin Kurtit shumëkënd e kanë zënë në befasi. Mos u befasoni. Një politikan si Albin Kurti që nuk e njeh shtetin e Kosovës, nuk pritet të punojë për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Kelmendi.