Fjalë Kyçe

Kemaili së bashku me djalin dalin nga spitali, në këtë gjendje ka përfunduar gruaja e tij

Kemaili së bashku me djalin dalin nga spitali, në këtë gjendje ka përfunduar gruaja e tij

Ata të dy u bënë prindër ditë më parë.

Dy aktorët e njohur turq, Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen u bënë prindër për herë të parë më 13 prill.

Media turke “EnMagazine” raportoi se, Burak e shoqëroi bashkëshorten gjatë lindjes dhe u emocionua shumë kur mori djalin në krahë.

Djali i tyre është pagëzuar me emrin Karan dhe mësohet se lindi me një peshë prej 3 kg e 670 gr dhe 52 cm i gjatë.

Tashmë në mediat turke janë publikuar disa fotografi në të cilat, Buraku dhe Fahriye shihen duke dalë nga spitali me djalin e tyre.

E pyetur për shëndetin e fëmijës, Fahriye ka thënë se, është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata janë të martuar prej dy vitesh dhe emrin e fëmijës së tyre e zbuluan një muaj më parë.