Fjalë Kyçe

Këmbësori goditet nga vetura në oborrin e QKUK-së

Këmbësori goditet nga vetura në oborrin e QKUK-së

Një këmbësor është goditur nga një veturë në oborrin e QKUK-së.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 21:30, ndërkohë që lëndime trupërore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:30, në oborrin e QKUK, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që  me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo për express.