Fjalë Kyçe

Këmbët mbi tavolinë, kështu i priste “mysafirët” në zyrë ish-shefi i marketingut në RTK

Këmbët mbi tavolinë, kështu i priste “mysafirët” në zyrë ish-shefi i marketingut në RTK

Arian Sahiti, më 31 mars 2022, është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Departamentit të Marketingut në Radio Televizionin e Kosovës.

Mungesa e strategjisë, komunikimi, përformanca dhe bashkëpunimi i dobët me auditorin e Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe auditorin e jashtëm, u bënë të ditura të jenë disa nga arsyet e lirimit nga detyra të Sahitit, me vendim të bordit të RTK-së.

Por, sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar “pamje tronditëse” që tregojnë se si sillej dhe si priteshin me shpërfillje palët në zyrën e Sahitit.

Në këto pamje shihet se ish-udhëheqësi i Marketingut në RTK, që deri në shkarkimin e tij merrte pagë bruto 1,474 Euro, duke qëndruar në zyrë me këmbë mbi tavolinën e punës dhe duke biseduar në telefon, ndërkohë që palët qëndronin pranë tij duke e pritur në zyrë.

Marketingu është e hyra e dytë më e rëndësishme në RTK, ndërkohë që ka dyshime se si Arian Sahiti u avancua si udhëheqësi i këtij departamenti në mënyrë të shpejtë. Nga një pozitë e thjeshtë që e kishte marrë në fillim ai në RTK – më 1 janar 2005 – si organizator në studio me pagë 388 euro, pastaj ka kaluar në producent i emisionit në vitin 2012, tutje në vitin 2013 është avancuar si redaktor planifikues, ndërsa në vitin 2014 është bërë udhëheqës i marketingut me pagën 1,474.20 euro. Deri në shkarkimin e tij para disa javësh, pasi i njëjti nuk i kishte prezantuar bordit të RTK-së as strategjinë e marketingut për vitin 2022.

Mësohet se Arian Sahiti ka lidhje familjare me Abelard Tahirin, aktualisht shef i grupit parlamentar të PDK-së, dikur ish-Ministër i Drejtësisë