Fjalë Kyçe

Kendall Jenner dhe basketbollistit i ‘NBA’ sërish bashkë?

Kendall Jenner dhe basketbollistit i ‘NBA’ sërish bashkë?

Kendall Jenner duket se ju ka kthyer dashurisë së vjetër.

Disa ditë pasi u pan duke kaluar kohë së bashku në New York City, një burim konfirmon për PEOPLE që supermodelja dhe basketbollisti po i japin marrëdhënies së tyre një tjetër provë, transmeton lajmi.net.

“Kendall e pëlqeu gjithmonë Benin,” thotë burimi. “Ata gjithmonë kanë kaluar kohën më të mirë së bashku. Ata duken të lumtur tani për tani sa po kalojnë kohë së bashku”.

Por burimi paralajmëron se karriera e ngjeshur e modeles, Jenner dhe orari i ngarkuar i Simmons në NBA janë gjithmonë faktorë për një ndarje të tyre.

“Sapo të i kthehen detyrimeve, marrëdhënia mes dyshes ‘ngrihet’,” thotë burimi. “Por tani për tani, gjithçka është e mirë.”