Fjalë Kyçe

Kënga e Fifit dhe e McKreshës e kopjuar?

Kënga e Fifit dhe e McKreshës e kopjuar?

Kënga”Psikopatja jote” e Fifit dhe reperi McKreshës ka patur mjaft sukses në edicionin e 20-të “Kënga Magjike”.

Por gazetarja Dasara Karaiskaj e ftuar ditën e sotme tek emisioni i moderatores RudinaMagjistari u shpreh se teksti i kësaj kënge ishte i kopjuar nga një material muzikor i huaj.

“Kënga ime epreferuar ishte kënga e MC Kreshës me Fifin, të prekte në çdo damar. Ajo shkruan edhe tekste shumë të bukura, por si vitin e kaluar edhe këtë vit ajo stonoi. Megjithatë mbetet një vajzë e talentuar që e ka artisten brenda saj.

Por unë u zhgënjeva kur një kolege e imja para dy ditësh më çoi një këngë ku pjesa që këndon MC Kresha ishte njëlloj me atë të Wyclef Jean me Mary J Blige. Fjalët e tekstit janë identike me ato të MC Kreshës.

Tekstin ata e kanë bërë të dy bashkë. Kolegia ime ia çoi tekstin MC Kreshës për t’i thënë për ngjashmërinë mes teksteve, por ai nuk i ktheu përgjigje dhe e bllokoi. E di që kjo që po them nuk do ndikojë në votime dhe ajo mbetet një këngë e bukur”, tha Karaiskaj.