Fjalë Kyçe

Këngëtari i njohur bëhet baba për herë të parë, zbulohet gjinia

Këngëtari i njohur bëhet baba për herë të parë, zbulohet gjinia

Këngëtari i njohur i muzikës latine, J Balvin është bërë baba për herë të parë.

Ditën e djeshme partnerja e artistit, Valentina Ferrer, publikoi në rrjetin social “Instagram” një foto të këmbës së vogëlushit të porsalindur.

“4 ditë me dashurinë më të mirë”, ka shkruar J Balvin përkrah fotos.

Sipas një burimi, dyshja e kanë pagëzuar djalin me emrin Rio dhe këtë gjë e konfirmoi edhe këngëtarja përmes një postimi në “Twitter”.

“I dashur Rio”. Gjithashtu miku i tij, Zion, komentoi në postimin e Valentina-s: “Përshëndeteni Rio-n nga ana e xhaxhit Z”, në 27 qershor, J Balvin shkroi.

Lajmi i ardhjes në jetë të djalit vjen 2 muaj pasi ata konfirmuan shtatzëninë e Valentina-s me një foto në Vogue Mexico, në të cilën ish-Miss Argjentina shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

Asokohe Valentina postoi foton e kopertinës në Instagram shoqëruar me mbishkrimin: “Familja po zgjerohet”.

Bukuroshja u shpreh në intervistë se kjo ishte koha e duhur për të pasur një fëmijë.

“Pas karantinës, unë thashë: Ky është momenti im. Jo, jo momenti im. Ky është momenti i foshnjës time”, tha ajo.

J Balvin dhe Valentina janë njohur bashkë gjatë xhirimeve të videoklipit “Sigo Extranandote” të këngëtarit në vitin 2017-të. Gjatë kësaj kohe ata të dy e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre larg vëmendjes mediatike dhe shumë rrallë shfaqen bashkë në publik.

https://www.instagram.com/p/CQyvuO-tPhW/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3061ce90-f6a5-48e2-9bf1-ca953a340b4f