Fjalë Kyçe

Këngëtari shqiptar në sofrën e aktorit të famshëm turk

Këngëtari shqiptar në sofrën e aktorit të famshëm turk

Këngëtari i njohur shqiptar ka qenë i ftuar në ndejën e organizuar nga aktori i famshëm turk, Alp Navruz.

Alp Navruz, i njohur për publikun nga roli i tij në telenovelat turke, sidomos atë ‘Mos ma lësho dorën’, mbrëmë e ka festuar ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Ishte këngëtari shqiptar, Bertan Asllani ai i cili e ka uruar publikisht me një Instastory ndërsa nga nata e mbrëmshme ka dalë edhe një foto në të cilën shihet se Alp Navruz e ka festuar ditëlindjen mes miqsh, ndër ta ishte i pranishëm edhe këngëtari shqiptar.

Këngëtari shqiptar, Bertan Asllani nuk ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor mirëpo angazhimi i tij në aktrim në njërin prej serialeve më të ndjekura në Turqi atë ‘Bolum’ është komentuar shumë.