Fjalë Kyçe

Këngëtarja e famshme nuk flet me shoqen e fëmijërisë, s’e mbajti premtimin

Këngëtarja e famshme nuk flet me shoqen e fëmijërisë, s’e mbajti premtimin

Dy vite më parë, këngëtarja e njohur Selena Gomez, ndau me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shfaqej në spital së bashku me mikeshën e saj më të mirë, Francia Raisa.

Dy vajzat shfaqeshin duke shtrënguar duart me njëra-tjetrën dhe krahas postimit Selena tregonte se Francia i kishte shpëtuar jetën, pasi i kishte dhuruar veshkën.

Mirëpo, dy vite pas këtij gjesti emocionues, Selena nuk i flet më ish-shoqes së saj të ngushtë. “People” ka treguar se arsyeja e zënkës është fakti se Francia i kishte tërhequr disa herë vërejtje Selenës që të bënte kujdes me shëndetin pas operacionit, por kjo e fundit s’ja kishte vënë veshin.

Edhe pse i kishte premtuar mikeshës së fëmijërisë se s’do ta tepronte me alkoolin dhe do të mbante regjim, këngëtarja nuk e kishte mbajtur fjalën. Për këtë arsye vajzat kanë debatuar dhe kanë ndërprerë kontaktet prej disa kohësh.

Sipas burimeve, Selena ishte lodhur duke u ndjerë borxhlie ndaj Francias, ndaj kishte vendosur ta largonte nga jeta e saj.