Fjalë Kyçe

Këngëtarja e njohur, Fifi ka rikthyer vëmendjen te historia e shumë përfolur me banorin tjetër të Big Brother VIP, Granit Canën

Këngëtarja e njohur, Fifi ka rikthyer vëmendjen te historia e shumë përfolur me banorin tjetër të Big Brother VIP, Granit Canën

Gjatë natës së mbrëmshme (e diel), Fifi ka diskutuar me njërin prej konkurrenteve të rinj që hyri të premten në shtëpi, Dj PM.

Ajo ndër tjera, gjatë bisedës tha se veprimet ndaj Granitin kanë qenë vetëm ngacmime, por të tjerët i kanë marrë si xhelozi ndaj tij.

“Unë ngacmoj, e ngacmoja edhe atë, po ma marrin që po e xhelozi, po luaj në kokë për të, unë kam xhelozi në shoqëri më shumë se në lidhje, kështu jam unë, por kjo nuk të ndalon të rrish me të tjerët”, ka thënë Fifi.

Tutje këngëtarja tha se Graniti i ka kërkuar distancë që t’i njoh banorët e tjerë, e që ajo është pajtuar, madje edhe ajo ka kërkuar të ketë distancë me të.

Ndërkohë, edhe DJ PM i tha se është më mirë që të mos ta ngacmojë më Granitin dhe të krijojë sa më shumë distancë nga ai.

Kujtojmë që me hyrjen e dy banorëve të rinj gjatë spektaklit të së premtes, DJ PM  dhe DJ Dagz, këtë të martë pritet eliminimi i radhës i një prej banorëve të nominuar.