Këngëtarja shqiptare, Enisa ka performuar himnin amerikan në stadium, derisa futbollisti i njohur, Lionel Messi gjendet prapa saj.
Ajo ka performuar himnin para ndeshjes mes Inter Miamit dhe New York Cityt, e cila u zhvillua në kuadër të Major League Soccer, njofton Klankosova.tv.
Enisa një moment nga kjo performancë e ka publikuar edhe në platformën “X”, duke theksuar qëndrimin e Messit pas saj.
“Duke kënduar himnin kombëtar dhe Messi pas meje”, ka shkruar tutje këngëtarja e njohur.