Fjalë Kyçe

Keqpërdorën detyrën zyrtare, ngritet aktakuzë për dy policë

Keqpërdorën detyrën zyrtare, ngritet aktakuzë për dy policë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy zyrtarëve policor , I.D., dhe B. Sh., për veprën penale “ Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës,  dy të pandehurit I.D., dhe B. Sh., gjatë kryerjes së pozitës zyrtare në cilësinë e zyrtarëve Policor, me datën 06.04.2018, në pik kalimin kufitar në Qaf Prush, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke kaluar kompetencat e tyre, me qëllim që të sjellin dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme për vete dhe për të tjerët. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë.