Fjalë Kyçe

Kërcënimi që iu bë kryeministrit/ “35 mijë euro shpërblim kush e vret Kurtin”

Kërcënimi që iu bë kryeministrit/ “35 mijë euro shpërblim kush e vret Kurtin”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar. Kështu, në shtëpinë e tij është rritur niveli i sigurisë.

Një kërcënim, kryeministrit iu bë në rrjetin social Facebook.

M.M. ka shkruar në grupin “Shes Blej Gjithçka” se do t’i jepte 35 mijë euro shpërblim atij që e vret Kurtin.

35000 euro shpërblim kush e vret Albin Kurtin ika ket mashtrus dhe zhvats i shteyit ket matrapaz dhe ordiner ket tposhter dhe tpaftyr ket hajn dhe kriminel”, thuhet në postimin e tij.

Arsyeja e këtij kërcënimi është rritja e çmimeve të produkteve esenciale.

No description available.

Se Kurti është kërcënuar, kanë konfirmuar edhe nga Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për Indeksonline ka thënë se, institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha ai.