Fjalë Kyçe

Kërcënohen inspektorët në Suharekë, arrestohet një person

Kërcënohen inspektorët në Suharekë, arrestohet një person

Një person është arrestuar në fshatin Shirokë të Suharekës, pasi të njëjtit kishin penguar inspektorët të cilët ishin duke rrënuar një objekt të ndërtuar pa leje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 11:55 në rrugën “Brigada-123”, në Suharekë.

Tutje në njoftim, me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vendin e tyre të punës kishte kanosur tre inspektorë të cilët po merreshin me një rast të rrënimit të një objekti. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.