Fjalë Kyçe

Kërcënohet me vrasje inspektori i ndërtimit në komunën e Gjakovës, arrestohet qytetari

Kërcënohet me vrasje inspektori i ndërtimit në komunën e Gjakovës, arrestohet qytetari

Një inspektor i ndërtimit në komunën e Gjakovës është kërcënuar sot me vrasje nga një qytetar në rrugën “Gasper Karaqi”, në këtë qytet. Sinjali mëson se kjo nuk është hera e parë që inspektori n ë fjalë përballet me të dyshuarin, për shkak të disa punimeve pa leje.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti i fundit ka ndodhur sot, në orët e mëngjesit, kur i dyshuari L.M., e ka kërcënuar inspektorin A.J., gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Motivi i rastit dyshohet të jetë vendimi i inspektorit që qytetari i dyshuar t’i ndërprejë disa punime pa leje. Pavarësisht moslejimit nga ana e Inspektoratit, i dyshuari kishte vazhduar punimet deri më sot, kur zyrtarët komunalë u detyruan të intervenojnë.
Pas marrjes së informacionit nga Policia, njësitet përkatëse janë vënë në lëvizje duke shoqëruar në stacion policor të dyshuarin.

I njëjti është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “kanosje”.