Një shqiptar 27-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës.
Bëhet fjalë për Shpëtim Darsin, ku gjatë kontrollit të pasaportës ka figuruar se është në kërkim ndërkombëtar për falsifikim të dokumentacionit.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë në orën 11:00, ndërsa menjëherë me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Rastin e ka konfirmuar përmes raportit 24 orësh për media, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit.
“Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të kërkuar nga Interpoli, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.