Fjalë Kyçe

Kërkohet mbështetje nga kryeministri Kurti, për Sanxhakun

Kërkohet mbështetje nga kryeministri Kurti, për Sanxhakun

Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, vlerëson lart vullnetin e Qeverisë suaj që nga Buxheti i Kosovvs t’i ndahen 2 milionë euro Luginës së Preshevës. Ne kërkojmë që në kuadër të planifikimit buxhetor për vitin 2022 ta parashihni një mbështetje për Sanxhakun e Novi Pazarit një shumë prej 1 000 000 (një milion) euro,transmeton GazetaAlo.

Arsyet për ta përkrahur Sanxhakun janë të shumta. Kosova dhe Sanxhaku kanë fatin e njëjtë, lidhje të forta gjaku të cilat janë ruajtur gjatë gjithë së kaluarës së hidhur.

Lidhjet farefisnore na detyrojnë të jem krah asaj popullate të vuajtur të lënë pas dore, e që ekzistencën e vet e mbështet në remitenca nga të punësuarit sezonal në Evropën perëndimore, ndërsa ekzistenca e subjektivitetit politik të këtij rajoni i ka shpresat te Republika e Kosovës.

Përveç anës humane, Kosova ka interes strategjik që ta mbështes Sanxhakun në këto kohë kur popërballet me negociata të vështira e delikate me Serbinë.