Fjalë Kyçe

Kërkohet nga policia gjermane, kosovari që gjatë garës me makina e vrau një grua

Kërkohet nga policia gjermane, kosovari që gjatë garës me makina e vrau një grua

21- vjeçari Kushtrim Hoti nga Kosova është duke u kërkuar nga policia gjermane lidhur me një aksident me pasja fatale që ka ndodhur ditë më parë në qytetin Moers.

Sipas një njoftimi të policisë, më 22 prill në këtij vitit në këtë qytet është mbajtur një garë e makinave në të cilën ka humbur jetën një person.

Në rastin konkret, dy makina të fuqishme kanë garuar në rrugën me dy korsi brenda qytetit Moers. Njëri prej tyre, sipas dëshmitarëve, ka provuar të tejkalojë rivalin e vet dhe kështu ka kaluar në korsinë tjetër.

Gjatë një kryqëzimi, ai është ndeshur me një makinë të vogël të një gruaje 43 vjeçe, e cila ka pësuar lëndime të rënda dhe pas pak ditësh ka vdekur.

Në njoftim thuhet se një nga të dyshuarit për rastin është Kushtrim Hoti nga Kosova dhe se i njëjti është në arrati, transmeton Indeksonline.

“Më 22.04.2019 në orët e vona të mbrëmjes në Moers është mbajtur një garë e ndaluar e makinave, në të cilën shoferi i një prej makinave është përfshirë në një përplasje me një makinë tjetër. Si pasojë, është plagosur një person, i cili pas plagëve të marra ka ndërruar jetë në një spital në Duisburg. Si pjesë e hetimi, në kërkim është Kushtrim Hoti. Hoti supozohet se është larguar pas vdekjes së pjesëmarrësve të aksidentit dhe tani është në arrati”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë gjermane.