Fjalë Kyçe

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuar për vjedhje në Pejë

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës, caktimin e masës së paraburgimi, ndaj të pandehurve, B.K. dhe D.SH., për shkak të dyshimit se të njëjtit kishin për të kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Prokuroria Themelore e Pejës ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurve B.K. dhe D.SH., për shkak se të njëjtit me datën 14 prill të këtij viti, në një lokal në qendër të Pejës, me mjete të forta kanë hapur derën kryesore dhe nga kanë marrë 5 televizor, 3 telepilot, 1 drinbox, ku më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.