Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se dje rreth orës 20:00, ka ndaluar të dyshuarin SH.H., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Shtrëngimi” dhe “Ndërprerja e palejuar e shtatzënisë”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Ekziston dyshimi i bazuar se, që nga muaji shtator 2018, deri më 21 janar 2019, në komunën e Gjilanit, i dyshuari SH.H., përmes dhunës psikike dhe forcës fizike, e ka detyruar të dëmtuarën A.R., që të veprojë në kundërshtim me vullnetin e saj, në atë mënyrë që të njëjtën me anë të mashtrimit, lajthitjes dhe presionit e ka shtytë të ndërmarrë një vendim përkundër vullnetit të saj, për të kryer abort të fëmijës në muajin e pestë të shtatzënisë, i cili dyshohet se është kryer në Republikën e Maqedonisë”, thotë Prokuroria Themelore e Gjilanit.