Fjalë Kyçe

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që rrahu gruan dhe nënën e tij

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që rrahu gruan dhe nënën e tij

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë-Dega Rahovec, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.S., për shkak se i njëjti me dashje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe nënën e tij.

Rasti ka ndodhur më 4 mars, në fshatin Hoçë e Madhe, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tij, ku në gjendje të dehur, pas një mosmarrëveshje me tani të dëmtuarën, bashkëshorten e tij, P.S., e ka goditur dhe rrëzuar atë, përderisa ka ndërhyrë nëna e tij, duke tentuar ta ndaloj të pandehurin i cili ishte duke e sulmuar bashkëshorten e tij, i njëjti e kishte goditur me një mjet të fortë edhe nënën, R.S.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.