Fjalë Kyçe

Kërkohet që Qeveria ta ketë si prioritet formimin e Gjykatës së Punës

Kërkohet që Qeveria ta ketë si prioritet formimin e Gjykatës së Punës

Ekspertët e ekonomisë po e shohin të nevojshme krijimin e Gjykatës së Punës, që siç thonë ata do të kontribuonte në përshpejtimin e zgjidhjeve të lëndëve ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit, raporton Ekonomia Online.

E sipas tyre qeveria duhet ta ketë në prioritet formimin e kësaj Gjykate. Nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat thonë se me vite të tëra kanë kërkuar formimin e kësaj gjykate.

I pari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi në një intervistë për Ekonomia Online, tha se me formimin e Gjykatës së Punës, zgjidhja e një lënde do të merrte kohë tre deri në katër muaj.

“Ne ka vite të tëra që kemi kërkuar që të kemi një Gjykatë të Punës pasi që siç e dini në shumicën e rasteve që mos marrëveshje më punëdhënësin dhe punëmarrësin që ka kaluar përmes Inspektoratit të Punës dhe sindikatës dhe është shkuar me më së pakti deri në 5 vjet deri në përfundim të një raporti dhe me të drejtë kemi kërkuar që të kemi një Gjykatë të Punës pasi mendojmë se kjo Gjykatë e Punës ndoshta afati më madhor do të ishte 3 deri në 4 muaj ditë deri të zgjidhja e një problemi”.

Azemi thotë se formimi i Gjykatës së Punës do të sjelltë lehtësim për punëtorët e sektorit privat, për kompanitë dhe për vendin

Të nevojshme krijimin e Gjykatës së Punës po e sheh edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Shahini thotë se në kuadër të Gjykatës së Punës do të duhej të zbatohej Ligji i Punës, marrëveshjet kolektive zbatimi i kontratave të punës, marrëveshjet me punëdhënësit dhe punëmarrësit mes sindikatave.

“Vendi jonë ka nevojë për t’i mbrojtur të drejtat e të gjithë̈ qytetarëve, ka nevojë për t’i mbrojtur të drejtat e punëtorëve, të ndërmarrësve të kreditorëve dhe në kuadër të saj vendi ka nevojë që të arrijë një marrëveshje kolektive për punëtorët, po ashtu të rris pagën minimale dhe të krijojnë Gjykatën e Punës, një gjykatë e cila i trajton temat e ndryshme qoftë punëtorëve ose edhe të ndërmarrësve. Natyrisht që në kuadër saj do të ishte edhe Ligji i Punës, zbatimi i saj dhe zbatimi i Ligjit të lehonisë, marrëveshjet kolektive, zbatimi i kontratave të punës, marrëveshjet me punëdhënësit dhe punëmarrësit mes sindikatave dhe punëdhënësve, kjo do të ishte një gjë e mirë për të cilën mendoj që vendit do t’i duhej dhe gjithashtu lëndët e ndryshme për trajtim,e këto për punëtorët presim shumë më gjatë se çdo lëndë tjetër”.