Fjalë Kyçe

Kërkohet rindërtimi i xhamisë në veri të Ibrit, e djegur nga serbët në vitin 1999

Kërkohet rindërtimi i xhamisë në veri të Ibrit, e djegur nga serbët në vitin 1999

As themelet e Xhamisë së Ibrit nuk shihen pas djegies e rrënimit që forcat serbe ia bënë në vitin 1999. Por dashuria e muslimanëve shqiptarë për këtë pjesë të tokës së xhamisë që as nuk mirëmbahet, ende është e madhe.

Njëjtë siç ishte e madhe dhimbja që ata përjetuan kur ajo u dogj nga forcat serbe. Ndjenjën e hidhur që e përjetuan besimtarët e fesë islame e tregon kryeimami i Bashkësisë Islame në Mitrovicë.

Xhamia e cila daton që nga viti 1778 nuk u përfshi as në marrëveshjen për rivitalizimin e Urës së Ibrit. Por ajo ishte pjesë e një marrëveshjeje tjetër. Bëhet fjalë për marrëveshjen e Brukselit në vitin 2015, ku u parapa që në tokën e xhamisë të ndërtohej një fushë e tenisit.

Për rindërtimin e xhamisë u bënë dhjetëra kërkesa nga BIK-u e nga banorët. Tash pas 22 vitesh kërkesat po i drejtojnë kah Qeveria Kurti e presidenca.

Por se komuna e Mitrovicës i del në mbështetje BIK-ut e thotë Faruk Mujka, nënkryetar i Komunës. Në Kosovë gjatë luftës së fundit policia serbe dogji e shkatërroi dhjetëra objekte fetare përfshirë xhami, medrese e kisha.