Fjalë Kyçe

Kërkohet të rinumërohen 303 vendvotime

Kërkohet të rinumërohen 303 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së mbajtur sot ka vendosur sot që të rinumërohen 303 vendvotime.

Në mbledhje u tha se 10 vendvotime do të rinumërohen pasi sipas Qendrës për Numërimin e Rezultateve (QNR) këto vendvotime nuk kanë arritur të procedohen si të rregullta për shkak të parregullsive.

Kurse 303 vendvotime do të rinumërohen për shkak se në formularët e përputhjes së rezultateve, shënimi i rezultateve ka filluar nga subjekti 112 dhe jo nga subjekti i parë 111.

Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj tha se gjatë pranimit të materialit të ndjeshëm nuk ka mundur të pranohet një pjesë e vendvotimeve për shkak të parregullsive.

“Në QNR gjatë pranimit të materialit të ndjeshëm nuk ka mundur të pranohet një pjesë e vendvotimeve për shkak të parregullsive, ku ka pasur ndërrim të shiriti. Pas hetimit e kemi bashkangjitur raportin dhe raporti si i tillë rekomandon se janë disa vendvotime që patjetër duhet të rinumërohen. Të gjitha këto raste rekomandohet që të bëhet rinumërimi. QNR rekomandon që këto të rinumërohen”, tha ai.

Ai ka rekomanduar që të rinumërohen 303 vendvotime për shkak se në formularët e përputhjes së rezultateve, shënimi i rezultateve ka filluar nga subjekti 112 dhe jo nga subjekti i parë 111.

“Nga ky hetim rezulton se janë më shumë se 303 vendvotime që duhet të rinumërohen. Pikënisja e rezultateve edhe pse subjekti 111 e ka rubrikën e vet. Në këto lista rezultati ka filluar nga 112. Rekomandimi i QNR-së është që këto vendvotime të rinumërohen para se të fillojmë procesimin e tyre në bazën e të dhënave ose të vazhdohet me procedurë, por pas një jave do të vijmë me të njëjtin rekomandim”, tha Ahmetaj.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se formularët janë shtypur gabimisht.

“Formularët janë shtypur gabimisht dhe nuk bëhet fjalë për manipulim të komisionerëve ose dikujt tjetër. Pse ka ndodhur ky gabim do të zbulohet”, tha ajo