Fjalë Kyçe

Kërkoi që qytetarët që nuk mbajnë maska në veturë me familjarë të dënohen, por Zemaj shfaqet pa maskë në autobusin plot qeveritarë

Kërkoi që qytetarët që nuk mbajnë maska në veturë me familjarë të dënohen, por Zemaj shfaqet pa maskë në autobusin plot qeveritarë

Derisa në Kosovë dhe Shqipëri po komentohet ajo se çfarë nënshkruan dhe thanë liderët shqiptarë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, kryeministri Hoti me kabinetin e tij me autobus janë kthyer për në Prishtinë nga Tirana.

Në një fotografi të publikuar nga shefja e kabinetit të Hotit, Ardita Dushi, gjatë udhëtimi të tyre me autobus, asnjëri nga zyrtarët e lartë, përfshirë kryeministrin, nuk po mbajnë maska dhe distancë siç kanë urdhëruar vetë.

Pa maskë shihet edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili dje në Tiranë ishte i vetmi që u pa duke mbajtur maskë, shkruan Reporteri.

Në një foto të realizuar së bashku, të gjithë zyrtarët shtetërorë të Kosovës dhe Shqipërisë, gjithsej 38 kanë pozuar pa maska mbrojtëse. I vetmi mes tyre që mbante maskë ishte Ministri kosovar i Shëndetësisë, Armen Zemaj.

Por, rrugës për në Prishtinë, Zemaj është dorëzuar. Ai është fotografuar pa maskë bashkë me qeveritarët e tjerë, shkruan Reporteri.

Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë nëse në një automjet udhëtimi është më shumë se një person maska është e obliguar, por këtë s’e respektoi ministri që e dha këtë urdhër, Armend Zemaj.

Ditëve të fundit ai bëri disa deklarata duke thënë se maska është e obligueshme edhe kur në veturë jeni bashkë me familjarë.

Kujtojmë se javët e fundit Qeveria e Kosovës ka lehtësuar disa masa përfshirë heqjen e kufizimit të lëvizjes dhe zgjatjen e orarit të punës për sektorin e gastronomisë, por maska vazhdon të mbetet obligative.