Fjalë Kyçe

Kërkonte foton perfekte, bie nga shkëmbi dhe gjen vdekjen

Kërkonte foton perfekte, bie nga shkëmbi dhe gjen vdekjen

Është bërë me dije se një burrë ka gjetur vdekjen në S’Archittu, Sardenjë, duke rënë në det nga një shkëmb, ku ai kishte shkuar për të bërë fotografi.

Për shkak të kushteve të këqija të motit, trupi i burrit ende nuk është gjendur nga brigada e zjarrit pasi operacioni ka qenë i pamundur.

Thuhet se trupi i të ndjerit mund të jetë afër Scoglio del Genovese, një liman 15-20 metra i gjerë dhe pesëdhjetë i thellë.

Në vendngjarje kanë mbërritur rojet bregdetare, zjarrfikëset dhe karabinierët dhe janë në pritje të një përmirësimi të kushteve të detit për të provuar sërish kërkimet.

Një tragjedi e ngjashme ndodhi në gusht të këtij viti, në të njëjtën zonë. Një djalë 13-vjeçar kishte rënë nga një shkëmb në bregdetin midis S’Arena Scoada dhe Putzu Idu, në zonën e S’Architteddu, komuna e San Vero Milis.

Djali ishte duke hipur në biçikletë kur humbi ekuilibrin dhe ra në boshllëk. Menjëherë, gjendja e tij ishte dukur shumë e rëndë që nga kontrolli i parë mjekësor: ai mbeti në gjendje kome në spitalin e Cagliari për nëntë ditë, zemra e tij më pas pushoi së rrahuri.