Fjalë Kyçe

Këshilli i Prindërve: Nëse mësimdhënësve nuk u dalin pagat, do të organizohemi për mbledhjen e fondeve për ta në çdo shkollë

Këshilli i Prindërve: Nëse mësimdhënësve nuk u dalin pagat, do të organizohemi për mbledhjen e fondeve për ta në çdo shkollë

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka thënë se nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e shtatorit, prindërit duhet të organizohen në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit.

Përmes një postimi në Facebook, Këshilli ka thënë se revolta e tyre ishte për hapjen e çerdheve dhe shkollave dhe jo për t’i poshtëruar mësimdhënësit.

Postimi i plotë:

SOLIDARITET!

Nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e muajit shtator, ne prindërit duhet të organizohemi në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit.

Revoltën e kishim për të hapur çerdhet e shkollat por asnjëherë për t’i poshtëruar mësimdhënësit!

Mosekzekutimin e pagave vetëm për mësimdhënësit grevistë, e në anën tjetër procedimi i tyre për shërbyesit e tjerë civilë që ishin në grevë, ka ngjallur shumë reagime në Kosovë.

Kreu i SBASHK, Rrahman Jasharaj, po e sheh si tentativë të kryeministrit Kurti për ta rrënuar sindikatën e arsimit, të cilën ai thotë se nuk kanë mundur ta rrënojnë as në vitet e 90ta.

Ai paralajmëroi veprime në rast të mosekzekutimit të pagave, por duke mos specifikuar se çfarë veprime do të ndërmarrin konkretisht.