Mbledhja e ardhshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet në shkurt, ku në agjendë është futur edhe Kosova.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq duke thënë se udhëheqësi i kësaj mbledhje i cili vie nga Guinea Ekuatoriale e ka futur Kosovën në agjendë.
“Guinea Ekuatoriale e ka vënë Kosovën në rendin e ditës të KS-OKB, pa marrë parasysh se SHBA-ja dhe Britania e Madhe e kanë kundërshtuar fuqishëm këtë. Në diskutimet e mëtejshme pritet të shihet nëse ata do të kërkojnë votim”, ka thënë Daçiq.
Kujtojmë se seanca e kaluar e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u përcoll me përplasje mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe atij serb Aleksandar Vuçiq, rreth vendimit të Kuvendit të Kosovës për formimin e Ushtrisë.
Debate pati edhe për çështjen e Interpolit dhe taksën 100% që Qeveria e Kosovës kishte vendosur për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.