Fjalë Kyçe

Këshilltari i Behgjet Pacollit “arsyeton” mospunën e MPJ-së dhe kërkesën e KMDLNJ-së

Këshilltari i Behgjet Pacollit “arsyeton” mospunën e MPJ-së dhe kërkesën e KMDLNJ-së

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka përsëritur kërkesën për shkarkimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe ministrave serbë të Qeverisë së Kosovës.

KMDLNj thekson se ditë më parë ministri Pacolli përdori gjuhë raciste dhe seksiste, ndërsa ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës ekskluzivisht për shkaqe politike dhe sipas kërkesës së Serbisë me muaj të tërë e bojkotojnë punën në Qeverinë e Kosovës.

E për këtë ka reaguar këshilltari politik i Behgjet Pacollit, Fatmir Haxholli.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haxholli ka kritikuar KLMDNJ-n për mos transparencë, duke thënë se, nuk është serioze që një organizatë me mision fisnik sikurse është fusha e të drejtave të njeriut, të mos ketë një ëeb-faqe të komunikimit me palë

“Në një nga mediumet tona, më rastisi të lexoj një adresim të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KLMDNj) dhe kërkesën e tyre në lidhje me Ministrin Pacolli. Duke qenë se gjithmonë preferoj t’i referohem burimit autentik, unë po kërkoja ta konsultoj komunikatën e tyre në ëeb faqen e tyre, ndoshta të supozuar na ana ime. U zhgënjeva fort, kur pas shumë përpjekjeve përmes google search-it, nuk arrita ta gjejë gjëkundi. Ndoshta KLMDNj edhe e ka ndonjë web-faqe diku, por do të ishte edhe më e dhimbshme nëse ajo ende nuk është në radarin e google-it! Nuk e di!!!

Mendimi i parë ishte ai se si ka mundësi që një organizatë me një mision kaq fisnik, sikurse është fusha e të drejtave të njeriut, të mos ketë një web-faqe të komunikimit me palë. Pyetja me automatizëm që i shtrova vetës është se si ia del KLMDNj t’i mbrojë të drejtat e njeriut? duke mos përmbushur as parakushtin më thelbësor, atë të ofrimit të qasjes dhe platformës inter-aktive për qytetarë dhe subjekte juridike.

Sidoqoftë, kur jemi te përfaqësimi dinjitoz dhe konkretisht në temën e të drejtave të njeriut, si palë me interes, më duhet ta shfrytëzojë këtë rast ta informoj KLMDNj-n dhe publikun e gjerë, që vetëm para pak kohe, me kërkese të Ministrit Pacolli, Departamenti për Çështje Politike i Ministrisë së Punëve të Jashtme, mes tjerash, ka nxjerrë këto rezultate:

Memorandumin e informimit me të dhëna statistikore për procedimet e rasteve të kryerjes së krimeve të luftës nga Gjyqësia e Kosovës, Gjykata Penale Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, Gjyqësia e UNMIK-ut, Misioni i EULEX-it dhe Gjyqësia e Serbisë;

Ka hartuar një dokument gjithëpërfshirës, i njohur si “Non-Paper” për (mos)zbatimin, (keq)interpretimin e Marrëveshjes për Përfaqësim dhe Bashkëpunim Rajonal të Brukselit në sfera të ndryshme të aktivitetit shtetëror dhe të aktorëve jo-shtetërore, ku si rezultat janë shkelë të drejtat elementare të njeriut;

Ka dhënë kontribut në hartimin dhe komunikimin e një ”Non-Paper-i”, në nivel qeverie ne lidhje me masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës;

Ka ofruar kontribut gjithëpërfshirës në përcaktimin e prioriteteve që mbulohen nga MSA, dhe specifikisht në çështjen e standardeve të të drejtave në tema specifike të derivuara nga vështrimet dhe rekomandimet preliminare të raportuesve të OKB-së dhe të Këshillit të Evropës;

Ka hartuar dokumenti në fushën e të drejtave të njeriut, si dhe Memorandum për Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit;

Ka ofruar letër sqarim për Human Rights Watch;

Është hartuar memorandumin e informimit mbi Aderimin në Traktatet/Konventat Ndërkombëtare;

Ka kontribuar, hartuar Dokument për Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP) me seli në Hagë të Holandës, me rekomandimin që të kontaktohet dhe të eksplorohen mundësitë e aderimit të Republikës së Kosovës në këtë organizatë;

Ka reaguar ndaj obstruksioneve të Serbisë në lidhje me synimet e Odes së Mjekëve të Kosovës në CPME.

Atëherë, ajo çfarë më mbetët është të shtrojë dilemën, se kur për herë të fundit KLMDNj ka adresuar ndonjë dokument, i cili do të mund të shfrytëzohej nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministri Pacolli në funksion të plasimit të së vërtetës së shkeljes industriale të të drejtave të njeriut gjatë para 1999, para pavarësisë dhe pastaj. Ky do të ishte një kontribut esencial edhe ne procesin e zbardhjes se përgjegjësisë finale gjithmonë të mohuar nga fqinji ynë verior.

Nuk është vonë për punë, as për KLMDNj, as për Web-faqe, ndoshta”, ka thënë këshilltari politik i Behgjet Pacollit.