Fjalë Kyçe

Këshilltari i Haradinajt tregon se edhe çka tjetër po kërkon Serbia pas taksës 100%

Këshilltari i Haradinajt tregon se edhe çka tjetër po kërkon Serbia pas taksës 100%

Avni Arifi, shefi i stafit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Serbia po vazhdon të punojë kundër normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Sipas tij, letra e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, dërguar vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, me kërkesë për tërheqjen e njohjes për Kosovës, është goditja e radhës ndaj përpjekjeve për normalizim.

Veprimet e tilla të qeverisë së Serbisë, ai ka thënë se i sheh si provokim dhe nxitje për masa të reja tarifore.

“Letra e Kryeministres Brnabič dërguar vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës me kërkesë për tërheqjen e njohjes është goditje e radhës përpjekjeve për normalizim. Veprimet e tilla të qeverisë së Serbisë i shoh si provokim dhe nxitje për masa të reja tarifore. Edhe një dëshmi se tarifat duhet të hjeken menjëherë pas njohjes reciproke”, ka shkruar Arifi në Facebook.