Fjalë Kyçe

Këshilltari i Kadri Veselit propozon shefin e tij për Kryeministër

Këshilltari i Kadri Veselit propozon shefin e tij për Kryeministër

Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi ka shkruar se kush duhet të jetë kryeministër i Kosovës, duke thënë se Albin Kurtit është rrezik t’i lihet në dorë udhëheqja e shtetit.

Latifi kanë thënë se qytetarët kanë provuar shumë kryeministra, por akoma nuk e kanë shikuar se si udhëheq si kryeministër Kadri Veseli.

Ai po thotë se shteti i Kosovës do të rrezikohet nëse do t’i lihet në dorë liderit të VV’së, Albin Kurtit.

Shkrimi i plotë i tij:

KUSH KRYEMINISTËR?

Thaçin e kemi provu. Isa Mustafën poashtu. Edhe Fatmirin dhe Ramushin. Kurtit, për shkak te raportit të tij të dyshimtë me shtetin e Kosovës, është e rrezikshme t’i lihet në dorë posti më i rëndësishëm i shtetit, që është ai i kryeministrit.

Mbetet vetëm Kadri Veseli për ta treguar veten si kryeministër!

Nisur nga fakti se e njoh tash e një kohë të gjatë, e them me bindje të plotë se ai do të jetë kryeministri më i mirë, nga gjithë të tjerët!

Mos mi harroni këto fjalë!

Sot unë po kërkoj që ta përkrahni, e ju nesër do të bindeni se përkrahja juaj ka qenë zgjedhja e duhur! Për ju dhe shtetin.